Olta Gixhari është duke shijuar një nga periudhat më të bukura të jetës së saj. Përveç ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, të voglit Amar, bukuroshja 34 vjeçare po jeton e lumtur edhe romancën me partnerin të cilin është siguruar t’a mbajë larg syrit të publikut. Megjithatë, rrallë herë ka ndarë foto me të në Instagram por duke u siguruar të mos ia zbulojë portretin siç bëri disa ditë më parë në story. Aktorja e njohur ka thyer sërish rregullat duke publikuar një video në rrjetin social.
Olta ka ndarë një moment romantik me partnerin e saj duke u puthur në lokal “si adoleshentë”. “A ba ba baa tu u puth si adoleshentë nëpër lokale”, shkruan ajo në postim, ku i ka fshehur fytyrën njeriut të saj të zemrës.