Radio televizioni publik shqiptar duke filluar nga dita e nesërme do të sjellë për shikuesit një emision të ri. “Mirmëngjes Shqipëri” do të quhet emisioni i cili që nga emri kuptohet që do të jetë një formati mëngjesi. Arbër Çepani, Blerina Shehu dhe Megi Mëhilli do të jenë tre prezantuesit të cilët do të drejtojnë këtë format mëngjesi duke filluar nga kjo e Hënë prej orës 07:00 në ekranin publik shqiptar. Ky emision do të përcjellë maratonën e mëngjesit tek shikuesit dhe do të ketë rubrika të ndryshme, si edhe të ftuar, por ajo që “bie në sy” nga fotot e para të pubikuara në faqen zyrtare të emisionit në Facebook, është se RTSH e ka “lëshuar dorën” duke investuar për skenografinë e emisionit, të paktën kështu duket nga fotot, thënë kjo gjithmonë duke marrë shkas nga studiot e mëparshme të emisioneve të mëngjesit në RTSH, ku për hir të së vërtetës kanë lënë për të dëshiruar, ndërsa kjo studio e re duket “IN”!
“Albania’s Got Talent” fillon me sukses spektaklin në Vizion Plus, me rekorde shikueshmërie dhe performanca emocionuese.
Të hënën e 11 nëntorit, spektakli “Albania’s Got Talent” hapi siparin e tij në ekranin e Vizion Plus, ku 12...