Nuk është hera e parë kur një aktor i njohur në Shqipëri flet për vështirësi ekonomike apo sfidat e sigurimit të të ardhurave të mjaftueshme për familjen, megjithatë intervista e fundit e Genc Fugës ka qenë vërtetë “pa doreza” duke thënë edhe disa të vërteta të rëndësishme, që prekin jo vetëm atë dhe bashkëshorten e tij si artistë.
Në një bisedë në “Glamour” në “Ora News”, Fuga tha se ai dhe gruaja, aktorja Eni Jani, e kanë shumë të vështirë ta përballojnë jetesën si një cift krijuesish në Shqipëri, ndërsa presin me padurim cdo muaj daljen e rrogës.
“Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit që presim daljen e rrogës së radhës.“- tha aktori i njohur, ndërsa pranoi se bashkëshortja e mbështet shumë në këtë sfidë të vështirë, duke fshehur pasigurinë që ai për sigurimin e të ardhurave për fëmijët:
“Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji.”