Nje dyzine inatcoresh mediatike ne Prishtine i jane turrur Adi Krastes dhe duan ta kryqezojne. Krasta eshte bere zv/drejtor i Televizionit Publik RTK, dhe shumekush atje mendon se i ka hyre ne shtepi pa te drejte.
Para pak ditesh RTK transmetoi nje lajm, duke iu referuar nje mediajeje boshnjake, se nje a dy portale ne Kosove financohen nga klane serbe.
Ky i quajt nje skandal dhe u shoqerua me disa doreheqje ne bordin drejtues dhe masa te tjera. Nje lajm i pa verifikuar apo me burime te dyshimta, nuk eshte profesional, padyshim. Dhe institucioni reagoi profesionalisht ndaj ketij a-profesionalizmi.
Por tashme ka nje presion te pashembullt mbi Krasten, qe e drejton faktikisht RTK-ne, ne mungese te drejtorit, duke kerkuar pergjegjesi personale tek ai si dhe te shkarkoje njerez masivisht per kete “skandal mediatik”.
Kujtojme se profesionalizmi mediatik ka lindur ne Prishtine e me pas eshte perhapur ne Britani, SHBA dhe vende te tjera.
Portale e gazetare qe ngaterrojne gazetarine me skutherite, mobilizojne opozitare e duke i ngarkuar Krastes edhe mekatet e demokracise se pa arrire ne Kosove. Ata rremojne me fis e fare te gjejne lidhjet politike te gjithkujt qe guxon te thote nje fjale te mire per Krasten.
E gjitha kjo ka dy arsye: Shërbimi i verber anti-qeveritar, para te cilit nuk ka asnje princip e moral dhe, inatet provinciale e fshatareske per “nje nga Tirana qe vjen e na jep mend neve ketu ne Prishtine”.
Ne ketu ne Tirane e mbyllem gojen kur kryeministri Rama emeroi dy kosovare adoleshente, nje per Minister te Jashtem e nje per Minister Arsimi, sepse thame “ne jemi nje tashme”.
Ju ta keni per nder qe nje autor e producent televiziv si Krasta ta keni ne krye te medias publike.
Nese ju qe e sulmoni, mendoni se hapja e Ures se Ibrit eshte tradheti kombetare, atehere s’ju ndihmon dot as Krasta e as dreqi.
Nga Mentor Kikia