Duaje Jeten është seriali premierë, prodhim i 2014-2015 me 160 episode që do të nisë nga data 28 shtator 2015, nga e hëna në të premte 16:05, në Tv Klan.
Nje telenovele e suksessshme dhe fituese e disa çmimeve. Nje histori dashurie dhe genjeshtrash qe te mberthen para ekranit! Jeta e Palomes, nje vajze e re dhe e bukur, e cila behet “armike” ne familje per shkak te nje dashurie aventureske ne Macu Picu ne Peru.
Nje shtatezani e padeshiruar do te braktise ne meshire te fatit nje engjell te vogel.
Nje baba I pikelluar e rrit foshnjen e vogel, por nena e vertete do ta kerkoje gjithmone!
Ne jete njeriu ka disa zgjedhje, dashurine apo te drejten! A mund te genjehet per dashuri?
Deri ku arrin mashtrimi dhe urrejtja njerezore? Me nje kast aktoresh me te preferuar braziliane!
Nje histori dashurie dhe ambicje e fokusuar te Paloma (Paolla Oliveira), e cila jeton në konflikt me familjen e saj. E adoptuar në mënyrë të fshehtë, ajo mëson të vërtetën nga vëllai Félix (Mateus Solano) me të cilin jeton. Dëshira e këtij të fundit është ta eliminojë atë me çdo kusht, në mënyrë që të bëhet trashëgimtar i vetëm i pasurisë së prindërve, doktorë që zotërojnë një spital. Kjo e vërtetë zbulohet përgjatë një udhëtimi në qytetet historike mahnitëse të Peru-së, ku Paloma bie në dashuri me aventurierin Ninjo.
E tronditur nga lajmi i adoptimit, ajo largohet me shokun e saj të ri, por shtatëzania e detyron atë të kthehet në Brazil. Në mungesë të parave për biletën, Ninjo pranon ndihmën e mikes së tij, personazhin negativ Alejandra (Maria Maya) dhe përfundon në burg, në Bolivi. E mbetur vetëm në Brazil, Paloma kërkon ndihmën e Félix, i cili duke mbajtur planin e tij, e mban atë larg lajmeve të prindërve. Pasi largohet nga burgu, Ninjo arrin më në fund në São Paulo, zihet dhe ndahet nga Paloma, e cila përfundon tek lind foshnjën në tualetin e një lokali. Teksa e gjen motrën e tij pa ndjenja, Félix merr mbesën e tij të sapolindur dhe e braktis atë në një kazan plerash. Fatmirësisht foshnja gjendet nga Bruno (Malvino Salvador), një burrë punëtor dhe i respektuar, i cili rastësisht së fundmi ka humbur gruan dhe foshnjën e tij gjatë lindjes së kësaj të fundit. Me ndihmën një miku doktor, Bruno arrin të ndryshojë çertifikatën e vdekjes së të shoqes, duke e rritur kështu fëmijën, të cilën e quan Paulinja, sikurse do të quhej e tija. Në të njëjtin spital, Bruno njihet me Palomen dhe fillon të ndjejë menjëherë për të. Dy vite më vonë, ribashkohen dhe një dashuri lind mes tyre.
Kthimi i Ninjo-s dhe sëmundja e papritur e Paulinjës (Klara Castanho), vë në dyshim jetën e çiftit. Paloma mëson se ajo është nena biologjike e fëmijës dhe vendos të luftojë për ta mbajtur atë, edhe pse kundërshtar është njeriu me të cilin ajo kishte vendosur të ndante jetën.
Në një histori të mbushur me sekrete, zbulime dhe mosmarrëveshje, kjo telenovelë portretizon pasoja të paparashikueshme të jetës, bazuar në rrjetin e rrezikshëm dhe befasues së gënjeshtrave.