Dua“Dua të të bëj të lumtur”, emisioni i cili starton në shkurt në Top Channel, këtë herë do të vijë ndryshe.
Në një nga postimet e bëra në faqen e tyre në Instagram stafi i “Dua të të bëj të lumtur”, ka zbuluar se këtë vit do të jetë publiku ai i cili do të sjelli risinë e emisionit.
Ata do të bëhen protagonistët e një serie lojrash argëtuese, të cilat do të zhvillohen gjatë transmetimit të emisionit me publikun në studio. Përpos kësaj do të ketë edhe dhurata speciale në çdo puntatë.
Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim muajin shkurt për të mësuar më shumë rreth surprizave të këtij formati./revistawho.com