Arbana Osmani, do të nisë sonte emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”. Pas dy muajsh mungesë, formula e emisionit do të ndryshojë. Publiku që i jepte një emocion tjetër historive, do të mungojë. Po kështu takimet dhe do të bëhen përmes një xhami, dhe nuk do të lejohen përqafimet.
“Me rregulla të reja, por me emocione të njëjtë”, u shpreh Arbana.
Madje emocionet do të jenë dyfish, jo vetë për publikun por edhe më shumë për Arbanën. Arbana, këtë sezon do ta shijojë ndryshe për shkak të shtatzënisë.
E ndërsa edhe ne do të shohim se si gradualisht javë pas jave, Arbana do të shfaqet me barkun më të fryrë, mos u çudisni që emocionet e historive ta pushtojnë atë më shumë se çdo herë tjetër./L.F-