Sonte në darkë në ekranin Top Channel emisioni “Dua të të bëj të lumtur” nis sezonin e tretë. Historitë e ndryshme njerëzore do të prekin zemrat e shqiptarëve.
Emisioni “Dua të të bëj lumtur” do të sjellë emocione të forta nën drejtimin e Arbana Osmanit, të shtunën mbrëmje në orën 21:00 publiku do të dëgjoj katër histori të ndryshme të njerëzore.
“Ashtu si në vitin e ka çuar do të kemi në fokus historitë tuaja, historitë tona të secilit prej nesh. Ku çdo njeri do të gjej veten. Jam shumë e sigurt që shqiptarët me zor presin që të shohin njëri-tjetrin në ekran. Janë të lodhur nga politika, janë të lodhur edhe nga personazhet e njohur ata duan njëri-tjetrin. Duan historitë e tyre. Këtë viti ndryshe nga sezonet e kaluara do të jemi 20 javë sëbashku me më shumë se tre orë emision”, u shpreh Arbana Osmani, moderatore.
Ky është programi i historive të vërteta, historitë e të ftuarve surprizojnë jo vetëm publikun por edhe vetë drejtuesit e emisionit.
“Në qoftë se ekziston një emision i vërtete është ‘Dua të të bëj të lumtur’. është aq spontan sa që edhe neve që jemi mbrapa kamerave na kap në befasi për mënyrën se si rrjedhin ngjarjet në studio”, tha Eduart Grishaj, regjisor i “Dua të të bëj të lumtur”.
Në këtë sezon do të dëgjoni histori dashurie, pendese dhe mirënjohjeje. Dikush do të kërkoj një miqësi të humbur, ndërsa nëna do të kërkoj fëmijën. Një gjë është e sigurt të gjitha nga ky emision do të marrin grimca lumturie.
“Është e gjithë gama e shoqërisë shqiptare. Gjithë gama e jetëve tona njerëzore e jetëve tona të përditshme me problematikat që kemi çdo ditë. ka lot, ka mall, ka dhimbje ka dashuri, ka buzëqeshje. Ka emocion të historive të vërteta që vijnë të trajtuara me gjithë dashurinë që ky program mund të dhurojë për njerëzit që janë si ne”, tha Fatmira Nikolli, skenariste.
Dua të të bëj të lumtur do të trokasë në dyert tuaja për të dëgjuar historitë e jashtëzakonshme nga njerëz të zakonshëm. Në kaq shumë rrëfime çdo kush mund të dëgjoj historinë e jetës tij. Ndaj derën mbajnë hapur, pasi një mund t’ju vij një ftesë nga dikush që dëshiron t’ju shikojë të lumtur.
“Fakti që Arbana më ftoi mu bë shumë qejfi. Ndjesia, ndjesia po thuaj se është e njejtë letrat që coja atje nuk janë të ndryshme nga ato që çoj këtu. Ndryshon vetëm gjuha”, thotë Oni Pustina.
Top Channel