Prej disa muajsh Arbana Osmani është parë të përgatitet për sezonin e dytë të programit “Dua të të bëj të lumtur”, një program që ashtu siç titullohet, i bën njerëzit të lumtur përmes surprizave.
Ndonëse përgatitjet kanë filluar me kohë, data se kur do të nisë transmetimi i këtij programi nuk dihej.
Megjithatë ka qenë vetë faqja në Instagram e “Dua të të bëj të lumtur”, që ka njoftuar se programi fillon në muajin shkurt.
Pra do të na duhet të presim edhe dy muaj për të ndjekur “Dua të të bëj të lumtur” nën drejtimin e Arbana Osmanit.