Programi i emocioneve, ndjenjave dhe dashurisë që mban firmën e prezantueses Arbana Osmani tani më e ka një datë premiere!
Pas edicionit të kaluar ku “Dua të të Bëj të lumtur” ndryshoi formulën e formatit duke e sjellë një version të “C’è Posta per te” në shqip rikthehet në Top Channel me sezonin e tretë.
Datën e premierës e ka zbulur vetë Arbana e cila ka publikuar në profilin e saj në instagram një foto shoqëruese ku lajmëron se 5 janar nis programi i saj.