Edhe pak muaj kanë mbetur nga nisja e emisionit më të ri të Top Channel, i cili rikthen Arbanën fuqishëm në ekran, si prezantuese, por këtë herë edhe si autore programi, një emision ku në fokus do të ketë historitë njerzore emocionuse, të trajtuara në një mënyrë ndryshe nga çfarë jemi mësuar deri më tani të shohim në programet televizive me në fokus historitë njerzore.
Ashtu sikurse Arbana u shpreh pak javë më parë në ‘Wake Up‘ (lexo ketu), ky program do të shkojë në mbarë botën, kudo ku ka shqiptarë për t’i bërë ata të lumtur. Foton e parë të xhirimeve Arbana e ka postuar nga qyteti i Beratit, ndërsa ditën e sotme ajo ndodhet në qytetin e dashurisë, Paris, për të vazhduar me xhirimet e `Dua të të bëj të lumtur‘.
Këtë gjë ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, nëpërmjet një fotoje të postuar. Se për çfarë suprize ndodhet Arbana dhe stafi i emisionit atje, dhe se kë do të bëjnë të lumtur në Paris, këtë do ta zbulojmë kur të nisë emisioni, prej muajit Tetor në Top Channel.
Copyright IMAlbania.com / R.Sharka | Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia!