Që në qershor të këtij viti, Versace, njoftoi se Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, do të ishte imazhi që do të promovonte brendin e modës, në koleksionin vjeshtë-dimër.
Duke e prezantuar si “Big Dua Energy”, brandi i Donatella-s, asokohe publikoi tri fotografi të këngëtares.
Sot pritjes i ka ardhur fundi! Versace, ka prezantuar koleksionin e ri, dhe Dua me flokët të kuq duket e mrekullueshme.
“Faleminderit që besove tek unë”, shkruan ylli i muzikës pop, krahas fotove të publikuara në Instagram.
https://www.instagram.com/p/CTU46pcsqJR
Ndërkohë, edhe vetë Donatella Versace, ka ndarë gjatë ditëve momente nga përgatitjet, bashkë me Duan. “Je një Superstar, Të dua”, shkruan ajo ndër të tjerash.
Kjo është një tjetër arritje e këngëtares, pasi më parë në vendin e saj kanë qenë Madona, Elton John, Jenifer Lopez e Lady Gaga, emra të mëdhenj në botën e muzikës.
Ndërkohë, ajo po shijon suksesin e albumit “Future Nostalgia”, që ka thyer rekorde.