Dua Lipa po vazhdon të qëndrojë prej ditësh në Shqipëri ku po shijon pushimet bashkë me të dashurin dhe familjen e saj.
Nga jugu ajo u shpreh se nuk do të largohet kurr nga ky vend duke zbuluar se po kalon qaste të mira.
Këto pushime kanë rënë në sy edhe të medias prestigjioze ‘’Daily Mail’’, e cila i ka dedikuar një artikull.
Media e famshme ka shkruar se Dua po shijon pushimet luksoze në Shqipëri ku po shfaq bukuritë e krijuara nga Zoti përmes postimeve në Instagram.
25-vjeçarja krahas vendeve të mrekullueshme po bie në sy edhe me pozat tejet joshëse dhe me stil që po realizon gjatë këtyre pushimeve.