Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka elektrizuar skenën me performancën e saj në sheshin “Skënderbej”. Gjatë performancës, Dua foli edhe në gjuhën shqipe ku falënderoi të gjithë fansat e saj
“Faleminderit për suportin dhe energjinë që po na jepni sonte. Kjo është nata e fundit e turneut dhe kjo përfundon sonte në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu. E di që këtu ka njerëz që nuk vijnë nga Tirana por edhe nga jashtë. Ndihem shumë mirënjohëse të jem këtu sonte. Gëzuar Ditën e Pavarësisë! E vetmja gjë që dua është të kënaqeni!”- tha dnër të tjera ajo.
Këngëtarja e njohur, Dua Lipa ka qenë në një konferencë për mediat sot, ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ajo foli ndër të tjera edhe për hartën e Shqipërisë etnike që postoi pak kohë më parë në rrjete sociale.
Veprimi i saj inatosi serbët, pikërisht me mbishkrimin “Autochthonous”.
“Kosova është Serbi”, ishin disa nga komentet në postimin e Dua-s.
Mirëpo, ajo theksoi sot se nuk ka pasur për qëllim që të ofendojë apo fyejë dikë. Madje, ajo shtoi se nuk kishte qëllim për të pasur debat.
“Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Kam pasur një ndjesi me shprehur që ne kemi të drejtën të krenohemi”, vijoi ajo.