Artistja shqiptare Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë ka ndarë me ndjekësit një fotografi me të dashurin e saj të ri. Prej kohësh përflitej për këtë lidhje mirëpo asnjëri prej tyre nuk kishte komentuar asgjë për ato që shkruheshin. Deri më sot…
Dua vendosi përmes një fotoje të tregonte se ka gjetur dashurinë.
Në fotografi duket dora e Dua Lipës duke mbajtur një polaroid ku shihet ajo duke qeshur me regjisorin francez. Kjo është hera e parë që të dy shfaqen bashkë dhe bëjnë publike lidhjen e tyre.
Edhe pse këngëtarja nuk ka folur e as ka shkruar asgjë lidhur për këtë çështje, emoji i kuq i zemrës me polaroid konfirmon atë që shumëkush dyshoi, Dua Lipa ka gjetur sërish dashurinë.