Policia në Bulqizë ka vënë në pranga një 47-vjeçar me precedent të mëparshëm penal.
Gjatë kontrollit në banesë 47-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua 1.2 kg lëndë narkotike dhe disa kubikë ku kishte kultivuar fara cannabis sativa.
Sipas asaj që mëson Ora News bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Artan Sejdi.
“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, njofton Policia.