Notis Sfakianakis, këngëtari i njohur grek por shumë popullor edhe për publikun shqiptar, ka përfunduar në pranga mbrëmjen e sotme.
Arrestimi i tij u bë gjatë një kontrolli rutinë të policisë greke, e cila gjeti në makinën e tij një armë pistoletë dhe 2 gramë drogë, e llojit kokainë, raportojnë mediat fqinje.
Efektivët e ndaluan makinën luksoze të këngëtarit pa ditur cili ishte brenda, por nisur vetëm nga kontrollet për masat anti-Covid.
“I kam për sigurinë time”, është justifikuar Sfakianakis para policisë.
Tashmë ai do të përballet me drejtësinë për dy akuza: posedim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje