Drini Zeqo padyshim është një nga personazhet më të spikatur të televizionit Shqiptar. Këtë herë, ai ka vendosur të rrëfehet pranë Kelvi Kadillit në rubrikën e tij INterview.
Gjatë intervistës, Drini ka treguar më tepër edhe për largimet e tij të bujshme nga ekranet e tjera, siç është edhe Vizion Plus eksperiencën e të cilit e parë e pati në spektaklin e Dancing With The Stars krah Amarda Toskës. Por kush do t’ia merrte mendja që Drini me Amin pavarësisht se ishin buzagaz para ekranit, mbrapa kuintave do të ishte krejt e kundërta?
Drini ka thënë se ata së bashku kishin patur përplasje me njëri-tjetrin. “Ajo donte më shumë hapësira që i takonin nga përvoja e saj e mëparshme aty dhe unë doja hapësirat e mia. Unë kisha besim tek vetja dhe besoja që e meritoja atë gjë. Patëm një ngërç që u kalua disi më pas, por me Amin nuk do punoja më. E provuam, nuk do ecte,” është shprehur ai.
Por duke folur për eksperiencat e tij të para në ekran, aty ku e nisi karrierën në Top Channel, Drini ka folur edhe mbi arsyet se pse ai vendosi të largohej nga Top Media. E cila ka qënë pikërisht rroga: “Paguhesha 250-300 mijë në muaj. Pas largimit të Enkel Demit nga lajmet, ma ofruan mua si vend pune dhe rroga vazhdonte të ishte e njëjtë. Pastaj më erdhi një ofertë tel “Alsat” që ishte sa trefishi i rrogës që merrja dhe duhet ta merrja në konsideratë. Punova tre vjet atje, pastaj erdha në Klan,” tregon Drini, që gjithnjë ka dashur ‘të jetë i famshëm’!
Kur ishte i vogël mendonte të bënte gjithçka që të njihej nga të gjithë, aktor, politikan, apo gazetar. “Jam me shumë fat, por edhe kam punuar për të gjetur fatin. Kam punuar në televizione kur kanë qenë në periudhat e tyre më të mira,” e mbyll Drini.
Aktualisht ai është spiker i lajmeve në RTV Klan gjithashtu edhe gazetar i emisionit Opinion./imalbania.com/