Dhermiu sonte do të pushtohet nga ritmet e muzikës së Turtle Festival i cili pas suksesve të tij të padiskutueshme edicionet e kaluara do të rikthehet sërish me edicionin e tij të pestë duke sjellë në Shqipëri disa nga DJ-të më famshëm në vendin tonë por edhe në botë.
Turtle Fest 5 do të zhvillohet në datat 5-6-7 Gusht, në plazhin e Drimadhesit, në një hapsirë prej 3000m2 dhe me një programacion prej 36 orësh. Në secilën prej këtyre ditëve, aktivitetet dhe performancat do fillojnë në orën 12.00 të mesditës dhe do përfundojnë pas mesnate.
E konceptuar me dy skena dhe dy fasha orari, momenti kulmor i programit do jetë pikërisht perëndimi i diellit.
TURTLE FEST 2016 | Njihuni me programin e 3 ditëve!
Përpos main stage dhe zonës për të bërë plazh, në “ishullin e breshkës”, hapsirën ku festivali do zhvillohet përgjatë tre ditëve, pjesmarrësit do të kenë mundësinë të gjejnë pikërisht gjithçka u nevojitet, duke ndërthurur bukurinë e rivierës së pakrahasueshme shqiptare me aktivitete dinamike. Tenda, e cila krijon kushtet për një festë të mrekullueshme nën diell, cocktaile nga ekspertët e shijes dhe kreativitetit të Nouvelle Vague, aktivitetet sportive, masazhet, yoga, por dhe lojra të përditshme jane vetëm disa nga risitë e këtij viti në Turtle Fest.
Gjithashtu, skenografia, efektet vizuale, videomapping dhe butaforitë e bëjnë këtë event më atraktivin dhe interaktivin e momentit.
Përgjatë 5,6 dhe 7 Gusht 2016 gjithçka ju nevojitet do ndodhet brënda “ishullit të Breshkës”, në plazhin e mrekullueshëm të Drimadhesit.
Na takoni edhe ne atje!