Drilon Hoxha aktori i ri dhe i talentuar shqiptar u bë i njohur për herë të parë në shfaqjen televizive, “Ti vlen”, ku u vlerësua nga juria për talentin e tij, si “imitues”. Disa vjet më pas, në moshën 19-vjeçare ai mori pjesë në spektaklin “Albania Got Talent”, përsëri si imitues dhe po atë vit aktori i ri u përzgjodh në një nga shfaqjet më të mira të humorit “Portokallisë”, duke imituar ish liderin demokrat, Sali Berisha.
Por mesa duket ky fakt nuk i ka pëlqyer ish drejtuesit të Portokallisë dhe aktorit të famshëm, Agron Llakaj.
I ftuar në programin “Mos i fol shoferit”, të Rudina Dembacaj Hoxha ka thënë se Agroni e ka penguar të bëjë karrierë në Portokalli.
”Unë kisha qejf të hyja tek Portokallia, por ka qenë një kolegu im edhe i joti aty, që s’po ja përmendim emrin dhe ky na u ankua dhe tha pse ai bën rolet e mia, s’ka kuptim më çoi deri në gjysëmfinale dhe aq.Ky zotëria na kërkoi një gjest më të madh duke thënë po se bëra unë Berisha nuk bëhet”, ka thënë Hoxha për Llakajn./revistawho.com
(Video min 6:35)