Gazetari i ABC News Eni Shehu është përfshirë sërisht në një tjetër incident gjatë ushtrimit të punës së tij. Shehu është sulmuar fizikisht nga drejtori i këtij institucioni Hervin Çuli pa asnjë motiv raporton ABC News.
Të ftuar si gjithë mediat e tjera në premierën e shfaqjes “Tri Motrat”, dedikuar gazetarëve, grupi i ABC News ishte i pranishem për të filmuar për kronikën.
Në pushimin e shkurtër mes akteve të shfaqjes, gazetari Eni Shehu, teksa ishte i shoqëruar nga kolegë të shumtë në hollin e Teatrit Kombëtar, është sulmuar fizikisht nga drejtori Hervin Çuli së bashku me asistentët e tij, pa asnjë motiv, duke i detyruar të dalin jashtë godinës së Teatrit Kombetar.
Drejtori Çuli, gjithmonë sipas të thënave të gazetarit Shehu, i është drejtuar këtij të fundit me fjalët: “More shkërdhatë, ti ke ardhur të prishësh shfaqjen time..”, ku më pas ka pasur edhe dhuna ndaj gazetarit.
Reagimi i ABC News
ABC News ka reaguar duke e dënuar këtë sulm të rëndë dhe të paprecedente ndaj gazetarit, që cënon lirinë e ushtrimit të këtij profesioni.
Pas këtij akti ABC News i kërkon Kryeministrit Rama dhe ministres së Kulturës Kumbaro shkarkimin e menjëhereshëm nga detyra të Drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.
Po ashtu ABC News ben të ditur se do të verë në dijeni të kësaj ngjarje të gjitha organizatat që mbrojnë të drejtat e medias dhe gazetarëve në Shqipëri dhe ato ndërkombëtare.
Këtë sulm të drejtorit të Teatrit Kombëtar ndaj gazetarit Eni Shehu, televizioni ABC News do ta ndjekë deri në fund për të vendosur drejtësinë.
Reagimi i Eni Shehu
Edhe gazetari i Abc News ka reguar pas incidentit të ndodhur orë më parë. Ja se çfarë shkruan Eni Shehu në profilin e tij në facebook:
Miq, jam pa fjale nga guximi i drejtorit te TK, i cili mu sul si i cmendur duke me sulmuar dhe kercenuar. Por, me shume jam i prekur nga dashuria dhe suporti qe me treguat te gjithe ju! Dikush me tha: Kjo ngjarje skandaloze do mbahet mend gjate ne historine e Teatrit Kombetar, si “gazetari i diplomuar aktor, qe u be Stari e i vodhi shkelqimin premieres se deshtuar te drejtorit.” Faleminderit nga zemra!
Nderkohe qe per Opinion.al Shehu ka thene se në mënyrë të papritur është ndeshur me dhunën dhe ofendimet e drejtorit të Teatrit Kombëtar, i cili si duket se ruante një inat të vjetër me gazetarin Shehu, për shkak të një materiali filmik që Shehu kohë më parë kishte përgatitur mbi mënyrën se si përzgjidhen aktorët në shfaqjet e Teatrit Kombëtar.
Drejtori Çuli, gjithmonë sipas të thënave të gazetarit Shehu, i është drejtuar këtij të fundit me fjalët: “More shkërdhatë, ti ke ardhur të prishësh shfaqjen time..”, ku më pas ka pasur edhe dhuna ndaj gazetarit.