E ndërsa në vendin fqinj Itali shumë prej formateve të njohura televizive prej 2 javësh po transmetohen si kurrë më parë pa praninë e publikut dhe disa prej tyre janë pezulluar momentalisht edhe në vendin tonë duket se do të ndiqen të njëtat masa.
Këtë të shtunë programi i njohur i humorit Al pazar nuk do të transmetohet për shkak të gjendjes aktuale të shkaktuar nga Koronavirusi i ri.
Lajmin e ka bërë të ditur Agron Llakaj me një postim në llogarinë e tij instagram ku ka lajmëruar ndjekësit se Al pazar për dy javë resht nuk do të transmetohet me vendim të marrë nga drejtori i përgjithshëm i Vizion Plus Genc Dulaku.