Drejtori i Urgjences Kombetare Skender Brataj ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit se ai kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Brataj ka sqaruar se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore, dhe se duke qenë në vijën e parë të frontit ishte i predispozuar të prekej nga koronavirusi.
Ai shton se do të punojë edhe në distancë që puna për parandalimin e infeksionit të vijojë.
Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare. Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur. Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.Behuni ju te padukshem per koronavirusin!Qendroni ne shtepi!
Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet!
Te gjithe bashke do tja dalim!
Vetem nje jave me pare ne nje lidhje direkte ne emisionin e mengjesit 7 pa 5 në vizion plus, Brataj u shfaq duke u kollitur. Ai sqaroi se nuk e kishte kryer testimin por nuk e perjashtonte mundesine që të ishte infektuar.