Drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani i ftuar në emisionin “Rudina”, ka zbuluar surprizat e këtij sezoni të televiziv.
Dumani tregoi se seriali “Sulejmani i madhërishëm” do të përfundojë në janar, “Lule të vetmuara” do të përfundojë në mars” teksa seriali i ri “Doktori i mrekullive” do të transmetohet nga nëntori. Dumani foli edhe për serialin e ri “Stuhi dashurie” që do të nisë transmetimin këtë të shtunë.
“Serialet e përditshëm si “Sulejmani i madhërishëm”, “Lule të vetmuara”, “Rregullat e lojës”, vijuan përgjatë gjithë verës dhe do vazhdojnë të transmetohen çdo ditë. “Sulejmani i madhërishëm përfundon në muajin janar, “Lule të vetmuara” përfundon në mars. Po ashtu kanë rifilluar seritë e “Osmanit”. Pritet në tetor në Turqi të nisë sezoni i dytë. Të shtunën fillojmë një serial të ri që quhet “Stuhi dashurie”. Ky serial transmetohet çdo të shtunë dhe të diel ora 20:10. Të shtunën ka 1 episod dhe të dielen 3 episode. Është një serial i suksesshëm, shumë i bukur, një histori dashurie që të emocionon. Menjëherë pas përfundimit të “Stuhi dashurie” do të fillojë “Doktori i mrekullive”. Ka bërë bujë në Turqi, bën fjalë për një doktor me autizëm, por që është gjeni. Pritet të thyejë rekord shikueshmërie dhe këtu në Shqipëri dhe do të fillojë në nëntor, çdo të shtunë dhe të diel”-tregoi Dumani.