Drejtori i Drejtorisë vendore të Policisë së Tiranës, në një një prononcim për mediat pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqytet , ku dy gra janë ekzekutuar me armë zjarri nga i dashuri i njërës prej tyre ka dhënë detaje të reja.
Ai ka thënë se autori Përparm Ademi, pas ngjarjes së rëndë e ka lënë automatikun në banesë dhe është larguar menjëherë.
“Sapo kanë ardhur në vendngjarje efektivët kanë konstatuar dy viktima, autor i ngjarjes është bashkëjetuesi i njërës prej motrave. Automatikun e ka lënë në banesë, dhe është larguar me ecje të shpejtë. Kemi njoftuar edhe rrethet me të cilat kufizohet Tirana për kapjen sa më të shpejtë të autorit. Nën drejtimin e prokurorisë po mblidhen provat dhe do të pyeten dëshmitarët.
Ndërkohë që sipas drejtorit të policisë së Tiranës , vazhdimi i bashkëjetesës ka qenë motivi i ngjarjes së rëndë.
“Arsyeja që ka ndodhur dyshohet të jetë dëshira e viktimës për të mos vazhduar bashkëjetesën. Ngjarjen e kanë parë dhe dy fëmijët e mitur të viktimës”, tha Jaupaj.