Drejtori i Informacionit Brahim Shima deklaroi se vendimi i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për gjobitjen është marrë vetëm nga dy foto.
“Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë. Vendimi për mbylljen dhe lënien afat për 30 ditë të ankimimit të këtij vendimi po në këtë institucion është skandaloz”
LEXO EDHE: ISHSH vendos mbylljen e televizionit Ora News
Gjithashtu Brahim Shima është shprehur se si do të veprojë televizioni për masën administrative:
“Sa i përket informacioneve dhe emisioneve do të vazhdojnë deri në periudhën kur procesi administrativ do të mbyllet. Sektori juridik është duke punuar mbi të gjithë materialin që ka ardhur. Kam një eksperiencë rreth 20 vite në media dhe me informacionin që ka ardhur për mua është skandaloz, me gafa dhe gabime të shumta. Formati që është ndjekur dhe rruga që është ndjekur është tej mase e atakueshme e gabuar sesi është arritur.
Shpresoj që sektori juridik brenda afatit që është lënë do të bëjë kundërargumentat e tij në ISHSH. Do të ndiqen dhe rrugët e tjera. Por paralelisht përfitoj nga rasti tu bëj thirrje atyre që e dëshirojnë median e lirë ti bashkohen këti misioini që Ora nis nga ky moment për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe të vërtetën. I bëj thirrje organizmave ndërkomëbtarë të reagojnë sa nuk është vonë.
Të mos harrojmë se me ndryshimet e kodit penal u kërkua që të mos ekzagjerohet me vendime sepse në rast të ndryshimeve dhe emergjencave kalojmë shumë shpejt në një formë të re diktature. Ky është momenti më i mirë për ti thënë ndal vepriomeve të tilla që dëmtojnë atë që do të thotë fjalën e lirë. Nesër ky vendim mund të jetë edhe për të ndaluar të flasësh në rrugë, për të ndaluar facebook. Një televizion nuk sjell vetëm fjalën, por pamjen dhe debatin.”
Një ditë më parë Ora News u gjobit me 20 milionë lekë ISHSH ndërkohë që ditën e sotme u ndërmeor dhe një hap tjetër duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.