Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka ka kaluar me sukses Vettingun dhe për rrjedhojë ai konfirmohet në detyrë.
Sot u dha vendimipër të nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ku drejtori Loka u paraqit në sallë me një maskë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Gjatë seancës në KPK, Gjovalin Loka sipas vendimit, ka rezultuar i pastër në të trija shtyllat e Vettingut,
-në deklarimet e pasurisë,
-pastërtinë e figurës
-aftësitë profesionale.
Gjovalin Loka ka një eksperiencë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit dhe me gradën e lartë “Drejtues i Parë”. Ai ka mbajtur postin e shefit të komisariatit numër 1 në Tiranë.
Përveç Shkodrës, Loka ka drejtuar dhe disa drejtori, siç është ajo e Vlorës dhe e Lezhës.
Gjovalin Loka ka qenë Drejtor Rendi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në vitin 2013, ndërsa pas kësaj detyre ai u çua në Shkodër, detyrë që e vijoi deri kur u bë Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit.