Për herë të parë vjen në Shqipëri një drejtor i përgjithshëm i “Zërit të Amerikës”.
Drejtoresha Amanda Bennett, në kuadër të turit të saj në Ballkan është ndalur në Tiranë, ku ka vizituar edhe ambjentet e Radio Televizionit Shqiptar dhe ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm Thoma Gëllçi.
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH bëri një prezantim të institucionit mediatik që drejton si dhe një përmbledhje të marrëdhënieve mes RTSH-së dhe “Zërit të Amerikës”. Zoti Gëllci e informoi zonjën Benett lidhur me hapat që janë ndërmarrë për rritjen e besueshmërisë së audiencës ndaj RTSH-së si dhe për reformat strukturore, programore e teknike për transformimin e Radio Televizionit Shqiptar.
Drejtori i RTSH-së gjithashtu informoi edhe për miratimin e parimeve editoriale dhe statutit të RTSH-së si baza për funksionimin e tij si një institucion transparent.
Drejtoresha e “Zërit të Amerikës”, nga ana e saj, pasi informoi zotin Gëllci për zhvillimet në institucionin që ajo drejton si dhe e falenderoi për bashkëpunimin e deritanishëm, premtoi mbështetjen e “Zërit të Amerikës” për Radio Televizionin Shqiptar në rrugën e transformimit.
https://youtu.be/0Qu-WliPENI