Është zhvilluar në gjykatën e Tiranës seanca e fundit gjyqësore ku gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka paditur per shpifje drejtuesit e portalit Lapsi.al Armand Shkullakun dhe Andi Bushatin. Gjatë kësaj seance, si provë dyshja e paditur Shkullaku Bushati kanë paraqitur një faksimilje të një shkrimi për gazetaren e Klan Elja Zotka publikuar në të njëjtën ditë me atë të Veliut.
Sipas argumentave të paraqitura si mbrojte në gjykatë dy botuesit e portalit Lapsi.al i thanë gjykatës se ata nuk kanë patur si qëllim denigrimin e Muhamed Veliut, por mënyrën se si sillen me qeverinë dy televizionet më të mëdha në vend, Klan dhe TopChannel. Ndërkohë në seancën e fundit gjyqësore juristi i kompanisë së Shkullakut dhe Bushatit, i paraqiti gjykatës si provë një artikull të publikuar në 2013 nga Baton Haxhiu ku analizon sesi do të sillej Top Channel pas fitores së Ramës.
Po ashtu ata i paraqitën gjykatës një koment mbi shkrimin e Haxhiut publikuar nga portali Respublika. Avokatja e Veliut, Arnida Capi ka këmbëngulur se dy provat e paraqitura nuk kanë fare lidhje me objektin e padisë në shqyrtim nga gjykata. Ndërsa Muhamed Veliu i tha gjykatës se “shkrimi iI Haxhiut analizon dy televizonet dhe nuk sygjeron apo mbështet shkrimin e publikuar prej tyre. Veliu sëbashku me avokaten Capi kanë këmbëngulur në dy seancat e fundit që pala e paditur t’i argumentojë gjykatës se mbi cfarë faktesh apo informacionesh ata bështesin shkrimin e tyre ku thuhet se “gazetari TopChannel Muhamed Veliu bën gjithnjë pyetje të gatshme të servirura nga zyra e shefit të qeverisë”.
Pavarsisht kësaj kërkeshe Shkullaku dhe Bushati kanë dështuar të paraqesin qoftë edhe një provë të vetme se ku ata e mbështesin lajmin e tyre. Si strategji mbrojtje ata kanë zgjedhur të fajësojnë televizionet Top Channel dhe Klan sesi sillen në raport me qeverinë, por kanë dështuar të provojnë atë që kanë shkruar për gazetarin Veliu i cili e konsideron shkrimin e publikuar gjatë vizitës së kancelares Merkel në Shqipëri, si shpifje.
Në aktpadinë civile gazetari Muhamed Veliu kërkon përgënjeshtrimin e shkrim dhe 6 milionë lek të reja dëmshpërblim. Gjytari i çështjes Ibrahim Hoxha pritet të japë vendimin në seancën e fundit të 9 Shkurtit, ose do të kërkojë kohë për tu shprehur në javët e ardhëshme.
Marrë nga Syri