Dyluftimi midis Trunks i të Ardhmes dhe Black Goku po afron. Promo e episodit 47 të Dragon Ball Super na zbulon disa detaje te reja rreth personazhit të ri që ka ngjallur kureshti tek fansat.
Rikthimi i Trunks i të Ardhmes në serialin e animuar Dragon Ball Super do të shoqërohet me ardhjen e një personazhi të ri kundërshtar.
Pak ditë më parë, Toei Animation që shumë shpejt do të njihnim Black Goku, një kërcënim që do të vër në rrezik të gjithë universin.
Tashmë, nga Japonia, na vjen një foto e re dhe një video promocionale e episodit 47, në të cilin do të shfaqet ky armik i ri i tmerrshëm.
Transmetimi i episodit 47 do të bëhet në datë 12 qershor në Japoni. Deri atëherë hidhini një sy promos dhe fotove.