Seriali i animuar Dragon Ball do të vij me filmin e 20-të me metrazh të gjatë. Lajmi është bërë i ditur gjatë eventit Jump Festa 2018, mbajtur në Makuhari Messe në Chiba, Japoni.
Filmi parashikohet të jetë gati në dhjetor 2018 dhe subjekti do të përqëndrohet në personazhet Saiyan, origjina e tyre dhe fuqitë mbinjerëzore.
Aventurat e Gokut dhe miqve të tij do të na shoqërojnë edhe në këtë produksion të ri, ku pritet të shfaqen një numër i madh personazhesh si asnjëherë tjetër.
Skenari i filmit të ri do të shkruhet nga Akira Toriyama, i cili do të përgatis edhe character design-in.
Kujtojmë që filmi i fundit dedikuar Dragon Ball, Dragon Ball Z: Ringjallja e di F, debutoi në vitin 2015 në Japoni.