Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar linkun online të Policisë së Shtetit për vetëdeklarimin ose autorizimin e lëvizjeve me mjete rrugore. https://autorizime.asp.gov.al/apply është linku i bërë publik nga DPSHTRR.
“Në këtë hapësirë qytetarët mund të vetëdeklarojnë lëvizjen me mjet për vajtje-ardhje në punë, të aplikojnë për lëvizje mjeti personal, të aplikojnë për lëvizje mjeti/ mjetesh biznesi dhe të gjurmojnë statusin e aplikimit të tyre (nëse është në shqyrtim, pranuar apo refuzuar)” shkruhet në uebsajt-in e Policisë.
Përmes vetëdeklarimit online, autorizoheni për të lëvizur për punë (vajtje-ardhje) me automjetin tuaj, për rastet kur nuk ka transport nga firma apo kompania ku punoni, duke respektuar oraret 05:00-08:00 për të shkuar në punë, si dhe 12:00-13:00 për tu kthyer nga puna.
“Në të dyja oraret lejohet të lëvizet vetëm një herë. Për mjetet 4+1, lejohen deri në 3 persona në mjet, ku personat duhet të pajisen me masat mbrojtëse të nevojshme (maska, doreza, dezinfektant), mjeti të dezinfektohet vazhdimisht, dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit! Për motomjetet, lejohet vetëm 1 person i cili duhet të jetë i pajisur me kaskë dhe maskë mbrojtëse!” shkruhet më tej në hapësirën për vetëdeklarim.
Përsa i përket autorizimit për mjet personal, është vetëm për mjete private dhe autorizimi merr fuqi vepruese vetëm pas miratimit nga Policia e Shtetit.
“Kërkesa për autorizim mjeti/mjetesh biznesi, është vetëm për mjetet private, dhe pasi shqyrtohet nga strukturat përgjegjëse, përgjigja i komunikohet aplikantit. Të gjitha fushat janë të detyruara për tu plotësuar. Lutemi plotësimin e saktë të NIPT, emrit të biznesit Tuaj dhe llojit të aktivitetit (veprimtaria). Autorizimi merr fuqi vepruese vetëm pas miratimit nga Policia e Shtetit” shkruhet më tej në kërkesën për autorizim biznesi dhe mjetesh biznesi.
Nga ana tjetër, opsioni ”gjurmo autorizimin”, ju lejon që nëpërmjet kodit të autorizimit, të shikoi statusin e kërkesës suaj.
“Mund të gjeni info mbi transportin e lëvizjen me mjete, si dhe akses edhe nga webi i DPSHTRR: https://www.dpshtrr.al/covid-19 “ shkruan më tej DPSHTRR.
SCAN