Qytetarët mbushën edhe sot sheshin “Skënderbej” për të marrë dozën e dytë të vaksinës.
Pranë Qendrave Shëndetësore ishin informuar se ky proces do të nisë në mëngjes deri në 12 të mesditës, por vaksinimi nisi rreth orës 09:18.
Shtyrjet mes tyre para tendës për të zënë radhën nuk munguan duke sjellë momente tensioni mes policisë dhe qytetarëve por edhe mes këtyre të fundit me njëri-tjetrin.