Data 1 Shtator mund të konsiderohet edhe fillimi i sezonit të ri televiziv për mediat shqiptare. Shumë prej programeve do të ngrenë siparin në këtë datë, njeri prej tyre është edhe Fiks Fare.
Këtë sezon risi e formatit do të jenë edhe dy velinat e reja. Top Channel ka zbuluar emrat dhe fytyrat e dy vajzave që do të jenë kornizë e programit më të suksesshëm investigativ shqiptar.
Dorisa Kacorri është velina bjonde që do të zëvendësojë Viola Spiron, ndërsa në vend të Petrula Spiros velina brune Gea Braha, që do të jenë çdo ditë nga e hëna në të premte me Fiorin, Albanën dhe Doktorin në tribunën kryesore nga ku gjenerohet debat, hetim, përballje, lajm e ide.
Dorisa Kacorri
Gea Braha
Vajzat e zgjedhura janë pjesë e agjencisë së njohur të modeleve “Icon Talent Menagement”, si dhe janë shfaqur së fundi para publikut duke sfiluar edhe ne edicionin e fundit te “Sunmer Fest” në Top Channel.
Si po ju duken velinat e reja a ju pëlqejnë ato?