DWTS ka nisur suksesshëm sa i përket garës dhe konkurentët e ktij viti janë të një niveli shumë të lartë. Padyshim sekongrafia re ka rënë në sy tek publiku, por edhe stili i zgjedhur në veshje këtë vit është mjaft i arrirë. Risitë por edhe karakteret e konkurentve nga java në javë kanë bërë për vete teleshikuesin. Më e spiktaura e këtij edicion duket të jetë Dorina Mema, e cila përveçse ka treguar se di të kërcej shumë bukur mendohet të jetë një nga pretendentet kryesore të çmimit të madh të këtij spektakli. Me stilin e saj unik, javën e kaluar ajo kishte zgjedhur një fustan që nuk ka kaluar pa u vënë re, ndoshta edhe nga personazhe publik botëror. Kerry Washington në Charls Gala në Los Angeles kishte veshur të një fustan shumë të ngjashëm me atë që kishte veshur Dorina në DWTS.
Stilisti Ardi Asllani ka dashur të sjell një frymë të re dhe më të drejtë ka zgjedhur fizikun perfekt të Dorinës, që ka vendosur ta veshë si divat e botës, e ndoshta dhe më bukur se ato.
Fustani ka ardhur në një mënyrë perfekte i realizuar me mjeshtëri nga duart e stilisti, por që vjen perfekt në trupin e kampiones së fitnesit. Dorina është spikatur edhe në puntata e tjera të “Dancing…” për veshjet e saj ku pa frikë mund ta quajmë mbretëreshën e këtij edicioni, si një nga konkurentet femra më të kuruara dhe të veshura më mirë. Mos e humbisni sot Dancing With the Stars sepse është një natë tepër speciale dhe e mbushur plot me supriza.