Triumfon Dorina Mema. Në prag të ndërrimit të viteve “Dancing with the stars” ka kurorëzuar fituesin e edicionit të tij të gjashtë. Vajza më e njohur e fitnesit në Shqipëri, Dorina Mema e ka pritur mes lotëve çmimin e madh. Nata e ndërrimit të viteve ka mbledhur në skenë jo vetëm konkurrentët, por edhe të ftuar që dhuruan një spektakël plot shkëlqim dhe festë. Në teatrin e kërcimit janë ngjitur aktorët e dy varieteve të humorit “Grand hotel 2xl” dhe “Al pazar”, të cilët me batutat e tyre i kanë shtuar notat argëtuese mbrëmjes së ndërrimit të vitit. Nuk kanë munguar as këngëtarët: Artiola Toska, Sinan Hoxha, Juliana Pasha, Kejsi Tola, Olta Boka dhe Vedat Ademi. Për 12 javë radhazi, spektakli ngjiti ne skenë karaktere e tematika nga më të larmishmet, të derdhura mjeshtërisht nga profesionistët në kostume, koreografi, grim, muzikë, skenografi e në çdo detaj tjetër që kërkon një show si “Dancing with the stars”.
Marre nga Vizion Plus