Dorian Ramaliu është një nga figurat e njohura të ekranit shqiptar, teksa vitet e fundit e kemi parë bashkë me kolegun e mikun e tij Devis Muka në drejtimin e “Fiks Fare”. Pikërisht me të aktori ishte i ftuar ditën e sotme në “Pardon my French”, në intervistën e tyre të parë si dyshe, ndërsa ndër të tjera rrëfyen edhe për nisjen e karrierës së tyre dhe po ashtu jetën personale e fillimin e miqësisë tashmë shumëvjecare.
Prej historive të tyre, ajo e cila tërhoqi më shumë vëmendjen ishte e Dorianit, i cili rrëfeu se në fakt ka shkuar rastësisht në “Akademinë e Arteve”, teksa fillimisht studionte mjekësi. Ramaliu tha se në momentin që kishte kuptuar se nuk donte ta ndiqte më “Fakultetin e Mjekësisë”, kishe vendosur të pregatitej për konkursin e Akademisë e të niste kështu rrugëtimin si aktor.
Moderatori i “Fiks Fare” tha se pregatitjen për konkursin e kishte bërë me Gentian Zenelajn, aktorin tjetër të njohur, i cili madje nuk i kishte marrë as pagesë.
“Jam përgatitur me Gent Zenelin pa lek për një leksion privat dhe unë, si puna e Dejvit, kur ika te Akadamia pashë që është një gjë komplet tjetër”- u shpreh Doriani, duke ju referuar edhe historisë së mikut të tij, që në Akademi kishte shkruar për shkak të një vajze që pëlqente.
Megjithatë, edhe pse sipas tyre, me humor sigurisht, ishin studentët me mesataren më të lartë në shkollë, arritën që t’ja dilnin të bëheshin aktorë, madje të shkonin edhe në “”Portokalli”, në programe si “Pa Limit” dhe tashmë në një prej emisioneve ikonë të Top Channel.