Big Brother Albania” do të ketë një tjetër çift interesant opinionistësh këtë të shtunë. Këtë herë “vëllai i madh” ka zgjedhur dy meshkuj mjaft simpatikë dhe plot humor e batuta, që do ta bëjnë edhe më interesante këtë puntatë të tretë të këtij “reality show”.
Ju do të thoni se cilët janë ata? Dhe ne të Blitz.al e kemi përgjigjen, dy moderatorët e “Fiks Fare”, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.
Burime pranë këtij produksioni kanë thënë për Blitz.al se djemtë e “Fiks Fare” do t’i shohim nesër në mbrëmje më energjikë se kurrë.
Kujtojmë gjithashtu se në dy puntatat e para të “reality show”-t, opinionistë kanë qenë Labinot Gashi me të fejuarën e tij, Qëndresa Bajramin, si dhe çifti i njohur i gazetarëve, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo.