“Big Brother VIP Live” nga shtëpia në Top Albania Radio është rikthyer këtë të diel. Në një panel ku pjesë ishte Luizi, Tani, Nita dhe Maestro, ky i fundit ka bërë një deklaratë të fuqishme. Armaldo Kllogjeri ka kërkuar të pajtohet më Luizin.
“Sot vendosa të bëja një takim me Luizin. Do t’i kisha kërkuar një takim veç e veç për situatën që ka ndodhur, për 10 ditëshin që i kam mbajtur qëndrim e nuk i kam folur. Duke kaluar 10 ditë pa kontakt për të folur, unë mbajta qëndrimin tim dhe besoj se qëndrimi është mëse i pranueshëm.
Kjo nuk do të thotë se unë i kam shtrirë dorën me zgjedhjen e Kiarës, por dua që brenda në shtëpi të flas me të gjithë banorët.
Do të doja, duke parë dhe Luizin që nuk ka qenë shumë i ashpër në ato që ka thënë, unë do të doja të vazhdoja lojën time në Big Brother Vip edhe me komunikimin me Luizin, këtë kërkoj. Luzi si të dojë, por e kërkoj këtë gjë se nuk dua të shikohem më si mbështetës i Luizit apo Oltës, por i vetvetes.”-u shpreh Armaldo.
Nga ana tjetër Luizi është shprehur se për të Maestro nuk ekziston në shtëpi, duke mos e pranuar faljen.
“Unë e kam thënë dhe e them prap që unë Armaldon që nga momenti që ka dalë nga ruloti i kam vënë qellim vetes e kam pranuar si shokun tim, si vëlla nuk mund ta them se është gjë e madhe, e kam pranuar ashtu siç është dhe kam kaluar momentet më të bukura në këtë shtëpi dhe derisa arriti në një moment dhe debate që nuk dua t’i kthehem.
Jam betuar që unë me Armaldon nuk kam më asnjë lloj komunikimi perveç se rasti konkret, ku jemi të detyruar siç jemi në këtë lidhje me radion dhe për hir të sfidave nga “Vëllai i Madh” ndjehem i detyruar të flas dhe kështu do vazhdoj. Është komplet i lirë të vazhdojë nga ana ime nuk ka pergjigje nga ana ime nuk do dëgjoj as emrin Armaldo as Amarildo as tradhtar, unë e kam shkëputur me ‘Prime-n’ e fundit i kam vënë kapakun. Për mua ai nuk është më në këtë shtëpi, e rrespektoj dhe le të vazhdoj i qetë rrugëtimin e tij,”-përfundoi Luizi.
Marrë nga iconstyle.al