Dorëzohet Facebook, përfundon eksperimentin me politikën e shfaqjen e postimeve në news feed

ADVERTISEMENT

Facebook është duke përfunduar eksperimentin e rradhës, i cili na shfaqte më shumë postime nga miqtë dhe familjarët në faqen kryesore.

Në Janar, CEO Mark Zuckerberg tha se shërbimi i medias sociale do të shfaqte më pak postime nga publikuesit si edhe bizneset në “newsfeed” dhe do t’i jepte më shumë përparësi përdoruesëve të kishin më tepër lidhje me miqtë e tyre në Facebook.

Ky eksperiment dëmtoi pothuajse të gjitha mediat dhe bizneset, dhe u bë me qëllim mospërkrahjen e reach-eve organike të cilat nuk kishin pagesë që të shfaqeshin te përdoruesit e Facebook, dhe ky i fundit të gjeneronte të ardhura duke i shtyrë administratorët e faqeve të paguanin për të marrë reach nga ato çfarë publikonin.

Por risia që solli facebook nuk u prit aspak mirë nga përdoruesit. Sipas Adam Mosseri, drejtor i departamentit të News Feed në FB, i cili njoftoi edhe përfundimin e testimit, në një sondazh të realizuar nga kompania rezultonte se përdoruesit nuk ishin të kënaqur me këtë eksperiment dhe se ai nuk i ndihmonte aspak ata të lidheshin më shumë me miqtë dhe familjarët.

ADVERTISEMENT

TË NGJASHME

Next Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist