Live action-i i James Bobin me personazhin e Nickelodeon Dora The Exlporer (Dora Ekspoluresja) nën prodhimin e Paramound do të shfaqet më 2 Gusht 2019.
Ndërkohë, raportohet se skenai është duke u shkruajtur nga Michael Bay. Në prodhimin për fëmijë, Andrew Formd dhe Brad Fuller janë producentë.
Prodhimi për fëmijë numëron deri më tani 14 vite transmetim me rreth 172 episode, duke arritur një audiencë të lartë tek fëmijët në para-shkollor.
Si një ndër personazhet më të spikatur të Nickelodeon, Dora ka sjellë të ardhura prej më shumë se 11 bilion dollarësh për kompaninë. Për këtë karakter vizatimor, janë prodhuar video lojëra si edhe kukulla të cilat vazhdojnë ende të kenë një interes tek blerësit e vegjël.