Pas suksesit me “Kokrrat”, Bjordi Mezini vjen këtë herë me një tjetër projekt në bashkëpunim me Digitalb.
Dopio është titulli i serialit të ri që regjisori i ri është duke punuar kohët e fundit dhe që do të vij së shpejti në T HD.
Dopio është një serial me bazë historike, ngjarjet dhe personazhet që kanë bërë historinë e Shqipërisë do të vijnë në një tjetë fokus, plot humor dhe argëtim në interpretimin e disa prej aktorëve të rinj më në zë, si Devis Muka, Dorian Ramaliu dhe aktorë të tjerë nga grupi i emisionit “Pa limit”.
Regjisor do të jetë Bjordi Mezini dhe producent Erion Bubullima, dy nga bashkëautorët e serialit “Kokrrat”. Projekti do të financohet dhe transmetohet në Digitalb. Xhirimet e serialit kanë nisur në muajin gusht dhe xhirimet janë bërë në gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë.