Çdo javë banorët e “Big Brother VIP” kanë për detyrë të bëjnë buxhetin javor për ushqimet dhe pijet që do të konsumojnë gjatë javës. Luizi këtë javë ka vendosur të mos marrë pjesë në buxhet dhe ta konsumojë atë që ka mbetur në shtëpi për t’i blerë një dhuratë Kiarës për ditëlindjen e saj, e cila është pas pak ditësh.
Për këtë plan ai vuri në djeni Amosin si liderin e shtëpisë dhe ai e pranoi pa e kundërshtuar. Por gjatë ditës së djeshme kur banorët po hartonin buxhetin e javës Tea vendosi të shtonte pjesën e Luizit në buxhetin e përgjithshëm për të gjithë banorët pa e vënë në djeni atë për këtë vendim.
Përmes Kiarës u vu në djeni edhe Armaldo për planin e Teas. Maestro shkoi dhe e njoftoi menjëherë Luizin për këtë, i cili nuk reagoi aspak mirë duke thënë:
“I paralajmërova për dhuratën që do t’i bëj Kiarës dhe nëse e bëjnë këtë, do t’i marr të gjitha ushqimet dhe do t’i vendos në lavatriçe”.
Mesa dukt plani “djallëzor” i Teas për të prishur surprizën e Luizit ndaj Kiarës, do të sjellë shumë debate në shtëpi.