Rjeti ende po diskuton Don’t Look Up, komedinë satirike të Adam McKay të drejtuar nga Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence, por ndërkohë Netflix na ka bërë të ditur se në dhjetë ditët e para të publikimit në internet, ai u bë filmi i tretë më i shikuar në Netflix i të gjitha kohërave. Cilët janë dy filmat e parë që e kanë mposhtur deri tani?
Don’t Look Up filmi i tretë më i shikuar në Netflix, i mundur nga Dwayne Johnson dhe Sandra Bullock
Don’t Look Up është filmi i tretë më i ndjekur në Netflix me 263,320,000 orë shikimesh, që vjen pas Red Notice 364,020,000 me Dwayne Johnson, Gal Gadot dhe Ryan Reynolds, dhe pas 282,020,000 të Bird Box me Sandra Bullock.
Don’t Look Up është historia e dy shkencëtarëve që përpiqen të paralajmërojnë botën për zhdukjen e afërt të jetës në Tokë, për shkak të një komete, e cila është gati të përplaset në atë. Jo ekspertë komunikimi, të dërrmuar nga interesat politike dhe lobuese, nuk arrijnë dot qe njerëzit ti dëgjojnë dhe besojnë. Dhe njerëzimi shkon drejt Apokalipsit me sipërfaqësi. Nuk është një film me metrazh të shkurtër, është një film shumë i mbushur me ide, disa ndoshta më të qarta dhe më të hapura, të tjera brilante që godasin në shenjë, me hidhërim dhe madje me një emocion të papritur në fund. Nuk është thjesht një komedi satirike, është gjithashtu një makth bindës. DiCaprio dhe McKay menduan për një metaforë të alarmeve për ndryshimet klimatike, e parë sot duket një metaforë e luftës kundër Covid-it, deri në paradoksin që teoricienët e konspiracionit ndihen të përfaqësuar nga personazhet e DiCaprio dhe Lawrence, sepse ata nuk dëgjohen. !
Kuptohet apo jo, Don’t Look Up , po ia del sipër sipërmarrjes që autorët kishin nisur: t’i bënin njerëzit të diskutojnë. A do të rritet përsëri? Me një llogaritje të përafërt, duke pasur parasysh se filmi zgjat 2 orë e 18 minuta, mund të jetë parë nga mbi 120,000,000 njerëz.
Një rezultat i madh.