Bora Zemani dhe Donald Veshaj vijojnë ende të komentohen shumë në media ndonëse i dhanë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë. Çifti u nda në maj të këtij viti pas tre vitesh së bashku. Tani që aktori është bërë pjesë e Big Brother VIP, kurioziteti i publikut është shtuar lidhur me raportin e tyre dhe shkaqet e ndarjes.
Në lidhje me këtë, Donaldi ka folur hapur me Granitin, gjatë një bisede lidhur me marrëdhëniet e tyre të fundit. Ai ka treguar se ka 4-5 muaj që nuk është më me moderatoren, megjithatë tregon se ka qenë një lidhje e fortë.
“Ka 4-5 muaj që jemi ndarë. Po e kam dashur. Kemi qenë bashkë 2 vjet e gjysmë, kemi bashkëjetuar. Ka qenë diçka e fortë fare”, ka thënë Donaldi, duke shtuar se jeta bën të vetën.
Nga ana tjetër, Graniti ka treguar se lidhja e fundit e dashurisë së tij ka qenë para 6 muajsh, duke shtuar se ka qenë tejet i përfshirë në marrëdhënien që ka zgjatur rreth 1 vit.