Beatrix dhe Donaldi kohët e fundit kanë kaluar një periudhë të vështirë. Disa ditë më parë, ata patën një debat të ashpër, ku mes të tjerash Donaldi i tha Beatrix se mbase është më mirë që të jenë vetëm në “Big Brother” dhe të shohin raportin e tyre jashtë.
Sot gjatë soektaklin situata mes tyre u diskutua sërish. Donaldi tha se gjërat mes tyre i kanë diskutuar dhe se kjo situatë është thjeshtë kalimtare. Aktori u shpreh se është i interesuar që raportin ta çojë para jo pas.
“Unë e sqarova me Trixës për hatërmbetjen. Siç do ajo vëmendje, edhe unë kam gjërat e mia. I jap të drejtë për shumë gjëra por jo për të tjera. Në një marrëdhënie ka edhe gjëra të bukura edhe debate. Nuk është e thjesht të jetosh këtu. Më ka bezdisur edhe fakti se thonë që e kam mendjen te loja. Në këtë shpi nuk po ndodh asgjë.
Ndryshe nga Trixa unë nuk i flas gjërat dhe kur ndihem keq por i mbaj për vete. Këto momente mund t’ju duken të çuditshme por ne kemi folur. Dhe ka të drejtë në disa momente por nuk dua të ndihet keq prej meje. E kemi sqaruar si një çift shumë i lumtur dhe janë gjëra kalimtare. Unë jam i gatshëm që këtë gjë ta çoj para jo mbrapa.”- tha Donaldi.
Nga ana tjetër, Beatrix tha se tani është më e qetë dhe se thjesht do që marrëdhënia të shkojë rrjedhshëm.
“Jam më e qetë. Ia kam thënë të gjitha. Nuk po kërkoj asgjë më shumë nga ajo që kam pas. Dua të jemi të qetë të dy dhe kjo të shkoj rrjedhshëm.”- tha Beatrix.