Donald Veshaj me Beatrix Ramosajn kanë pasur zënka mes tyre. Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit ata kanë folur në lidhje me marrëdhënien e tyre, por këngëtarja ishte e mërzitur.
Ndër të tjera ajo i tha Donaldit se ai i kthehet keq dhe i flet ashpër, madje as nuk i jepte vëmendjen që ajo kërkonte.
“Jam bërë tekanjoze nga një situatë aq e bukur, u duk se e gjithë gjëja u shua. Një ditë them ok i mërzitur, ditën tjetër e njëjta gjë, ditën tjetër prapë e njëjta gjë. Më duket se vetëm unë jap, vetëm unë, vetëm unë, e për çfarë? Sikur bezdisesh, të shqetëson diçka. Ta dije natyrën time, më kushtoje vëmendje sepse ashtu më ke mësuar”, i ka thënë Beatrix.
Donaldi nga ana tjetër nuk i ka shpjeguar tamam çfarë ka ndodhur./revistawho.com