Ditën e sotme është transmetuar në “Për’puthen” takimi mes Alvisës dhe Argjendit që ka sjell debate dhe diskutime në studio. Dy djemtë me të cilët Alvisa ka dalë në takim, Bruno dhe Bashkimi, u shprehën se mes tyre nuk panë asnjë emocion. Sakaq, Mikela akuzoi Argjendit se ai nuk ka shprehur asnjëherë pëlqim për Alvisën.
Nga ana tjetër, Ritvana që është treguar më e afërt me Argjendin ka qenë ajo që e ka pritur më keq se të tjerët. Teksa Alvisa po tregonte se gjatë ditës kur ishin takuar ka qenë shumë ftohtë, Ritvana iu kthye duke thënë se nuk mund të justifikohej me këtë.
Ritvana ka debatuar edhe me Argjendin pas deklaratës së këtij të fundit, në takim me Alvisën, se ishte i zhgënjyer nga konkurrentja. Ai tha se pëlqimi për të është shuar dhe tashmë ai është duke ndjekur pëlqime të reja.
Por kjo deklaratë duket se preku Ritvanën e cila tha se është Argjendi ai që e ka bërë muhabetin bozë dhe kjo në një telefonatë që ata kanë shkëmbyer.
Ritvana: Kam vënë re një veçori të Argjendit që kur nuk i leverdis diçka kthehet në vetëmbrojtje, sikur do të mbrojë atë figurën e vet mashkullore. Nuk e kuptoj komentin që njerëzit që kemi pasur disa pëlqime më vjen mirë që po zbehen, apo dolën fytyrat e tyre të vërteta.
Argjendi: Jam zhgënjyer dhe nga telefonatat që kemi pas edhe se si më është hedhur në qafë. Do më leverdiste më shumë që ta kisha mirë me ty.
Ritvana: Unë e kisha vendosur që nuk do vija.
Argjendi: Ti e kishe vendosur, por unë isha gati i sigurtë që do ktheheshe. Me atë timen isha i sigurtë. Do ishe apo nuk do ishte kthyer e thash atë që mendoja.
Ritvana: Çfarë kuptimi ka të vazhdojë njohja jonë kur ti thua jam i zhgënjyer. Pas asaj telefonate që kemi pasur ne të dy ti e ke bërë muhabetin bozë fare, unë duhet ta them atë fjali.