Pak kohë më parë në PërPuthen një tjetër çift u deklarua. Mikela ishte e para që zgjodhi të vazhdonte njohjen e saj në program vetëm me Erjonin dhe më pas ky i fundit, i cili përballë Rrushes dhe Mikelës zgjodhi këtë të fundit.
Në puntatën e kësaj të shtune, studio e PërPuthen u kthye në një altar dashurie. Mikela dhe Erjoni vendosën të dalin çift, për të vijuar marrëdhënien e tyre larg syrit të kamerave.
Gjatë dedikimit të saj, Mikela i tha për herë të parë Erjonit “të dua”, ndërsa konkurrenti i dedikoi një këngë.
Një tjetër personazh i PërPuthen bëri këngë, por kësaj here pa përfitime. Erjoni u shpreh se nuk do të ketë asnjë benefit financiar nga kënga dhe e ka bërë vetëm si dedikim për Mikelën.
Të dy shijuan muzikën e cila në fakt kishte tematikë një çift të ndarë nga inati, ku djali kërkonte një ribashkim. Sidoqoftë tematika, dedikimi ishte për Mikelën dhe ajo u përlot nga surpriza e të dashurit të saj.
https://youtu.be/5fOf9KV9gGE