Publikohet dhe dokumenti i nënshkruar nga anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, e cila u arrit me konsensus mes palëve pas orësh të gjata bisedimesh.
E ndërsa palët deklaruan se në zgjedhjet e ardhshme do të kemi identifikimin biometrik të zgjedhësve, në pikën e parë të marrëveshjes, thuhet se do të nisë nga 20 % e qendrave të votimit me synim për të shkuar drejt 100 %.
Marrëveshja përmban 12 pika, ku përfshihen dakordësitë për identifikimin biometrik dhe administratën zgjedhore.
Në qendrën e votimit do të jenë dy anëtarë që do të monitorojnë procesin, një do jetë nga opozita dhe 1 nga maxhoranca.
Kolegji Zgjedhor do të përbëhet nga gjyqtarë të cilët e kanë kaluar procesin e vettingut, siç ka kërkuar mazhoranca.
Sipas draftit të miratuar sot, është vendosur që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i nënshtrohet procesit të reformimit, ndërkohë që do të krijohet posti i zv.kryetarit të KQZ-së, që do të kujdeset për procesin e zbatimit të projektit të identifikimit biometrik të votuesve.
Ndërkohë që pranë KQZ-së do të jetë dhe dy eksperte te huaj që do të ndihmojë në përgatitjen, trajnimin dhe zbatimin e procesit të identifikimit biometrik.
Partitë politike kanë rënë dakord që të mos ndryshojnë sistemin zgjedhor. Në dokumentin e siguruar nga Panorama.al theksohet se “për këtë pikë palët nuk kanë arritur konsensus”.
Ndërkohë që opozita është tërhequr nga kërkesa e saj për Qeveri Tranzitore para zgjedhjeve.
Në përfundim të mbledhjes që ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili thanë se PS tentoi që të kapte komisionet zgjedhore, por pasi nuk ia dolën, u tërhoqën.
Të pranishëm ishin edhe ambasadorët që kanë luajtur një rol kyç për këtë reformë. Bëhet fjalë për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Dunan Norman e ndërsa i pranishëm në mbledhjen e sotme është edhe ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.